“Rrebesh” kritikas pas këngës që bëri, Lindita e Përputhen nuk e vrêt aspak mendjen: Do këndoj deri sa të…

Është bërë tani më “trend” që ish-konkurentët e përputhen, kur dalin nga emisioni të nxjerrin ndonjë këngë.

Kështu bëri edhe Lindita Bimi, e cila pak ditë më parë ka publikuar këngën me titullin “coco”. Menjëherë pas publikimit të këngës pati “lum” kritikash, ku komentuesit shpreheshin se Lindita nuk ishte aspak e talentuar.

Mirëpo si duket ajo është e kënaqur nga vetja dhe shprehet “do të këndoj deri sa të vdes”.

“Unë do këndoj për qejfin tim deri sa të vdes. Dhe nuk pyes asnjë, lekun në fund të fundit për të bërë këngën e kam paguar unë”, tha ajo.

“Le të mos kem zë, ça kanë më shumë se unë tjerët”? shtoi Lindita ndër të tjera për “abc news”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP