Pas skandalit të videos së Ministrisë së Bujqësisë, ku krahas domateve të mbjella në serë shikohen edhe bimë ka nabisi të mbjella, ka edhe një reagim nga ky institucion.
“Në disa sera kryhet mbjellje e bimëve nar kotike, me kërkesë të PROKURORISË dhe POLICISË së shtetit”, shkruan ministria në njoftimin publik për mediat.
Ministria shkruan se kjo procedurë bëhet që prej vitit 2010 sipas një protokolli të përcaktuar, që fillon nga marrja në dorëzim e farërave, mbjellja e tyre, shërbimet dhe dorëzimi i bimëve sipas dokumentacionit përkatës. Po ashtu, ata shtojnë se bimët mbillen në të njëjtat ambiente që përdoren edhe për kultivimin e bimëve të tjera.
Ndërsa në lidhje me zj arrin që u vendos pak orë pasi u publikuan pamjet e ka nabisit, ministria shkruan se informacioni është i pasaktë.
Sipas tyre, bëhet fjalë për një zj arr në një sipërfaqe të kufizuar toke në distancë me këtë qendër, ku digjej kashta pas korrjes së grurit.
Njoftimi për shtyp:
Në vijim të disa raportimeve dizinformuese në media të ndryshme informojmë si më poshtë:
Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) Lushnjë, ka në objektin e punës kërkimin/transferimin e teknologjive bujqësore për kulturat perimore dhe grurin si dhe identifikimin, testimin, përshtatjen e metodave dhe inputeve të reja në praktikat bujqësore. Kjo qendër disponon edhe një serrë për prodhimin dhe testimin e fidaneve të llojeve të ndryshme.
QTTB Lushnjë, në fushën e saj të veprimtarisë bashkëpunon me ente publike dhe private. Në këtë kuadër, bazuar në kërkesat e Prokurorisë /Policisë së Shtetit, kryen për llogari të hetimeve të tyre mbjelljen e farërave të bimeve të dyshuara si bimë narkotike. Bimet në fjalë janë mbjellë sipas kërkesës së tyre më shkresën numër 369, datë 4.05.2021.
Kjo formë e bashkëpunimit është e hershme dhe e vazhdueshme midis QTTB-ve dhe Prokurorisë/Policisë, në funksion të evidentimit të farërave të dyshuara nëpërmjet mbjelljes dhe rritjes deri në një fazë të caktuar.
Që prej vitit 2010 kjo procedure bëhet sipas një protokolli të përcaktuar qartë, që fillon nga marrja në dorëzim e farërave, mbjellja e tyre, shërbimet dhe dorëzimi i bimëve sipas dokumentacionit përkatës. Për mbjelljen e këtij numri të kufizuar bimësh shfrytëzohen të njejtat ambiente që përdoren edhe për kultivimin e bimëve të tjera.
Gjithashtu në vijim të sqarimit të opinionit publik referuar lajmeve të fundit mbi një zj arr të rënë në QTTB Lushnjë, informojmë se ky informacion është i pasaktë. Bëhet fjalë për një zjarr në një sipërfaqë të kufizuar toke në distancë me këtë qendër, ku digjeshin mbeturina kashte (hamullash) pas korrjes së grurit. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e hapur dhe në dispozicion për cdo informacion tjetër që mund të nevojitet.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!