“Arrest në shtëpi” për ish zv.ministren e Brendshme, mori ryshfet për punësimin e një personi në shtet

GJKKO ka vendosur të caktojë masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj ish zv.ministres së Brendshme Rovena Voda pasi akuzohet për korrupsion.

Ajo dyshohet se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe ka marrë përfitime materiale e monetare nga Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Voda dyshohet se ushtroi ndikim të paligjishëm tek persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike në mënyrë që Beu të emërohej punonjëse në shërbimin civil.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP