Lajm i trishtë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në këtë shtet europian (Emrat)

Dy shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën këtë javë në dy aksidente të ndryshme në Slloveni.

Ilirijan Bytyqi 19-vjeç nga Suhareka ka humbur jetën në një aksident në punë dhe Nazif Saramati, 34-vjeç, nga Prizreni, ka vdekur mbrëmjen e së dielës, si pasojë e plagëve të marra në një aksident.

Lajmi është bërë me dije nga ambasadori i Kosovës atje Avni Kastrati, i cili u shpreh ngushëllime famijarëve për humbjen e tyre.

Njoftimi i plotë i Ambasadës:

Telegram ngushëllimi

Javë e rëndë për ne dhe diasporën tonë!

Gjatë kësaj jave humbën jetën dy të rinjë nga Kosova.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni i shpreh ngushëllime Familjes Bytyqi nga Suhareka për Ilirijan Bytyqin 19 vjeç, i cili vdiq në një aksident në punë dhe po ashtu i shpreh ngushëllime Familjes Saramati nga Prizreni për Nazif Saramatin 34 vjeç, i cili ndrroi jetë mbrëmë në një aksident.

Ndajmë dhimbjen me Familjet dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

Ambasada është përkujdesur për procedurat përkatëse.

Ambasadori Avni Kastrati dhe Stafi i Ambasadës

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes