Fifi ka treguar se në fillimet e saj të karrierës është paguar nga 10-35 euro për performancat që ofronte në lokalet e Prishtinës.
Në Instastory, këngëtarja u shpreh se atëherë ndjehej njeriu më me fat në botë që i jepej mundësia të punonte e të fitonte para me djersë, ndonëse pagesa ka qenë kaq e ulët.
“16 vjeçe dhe kam kënduar në kafet e vogla në Prishtinë. Herë me kitarë, herë me tastierë dhe më e bukura është që ka pas raste kam marrë 10 euro për performancën e më shumë 35 euro në atë kohë. Dhe ndjehesha njeriu më me fat në botë se po e fitoja me djersë”, është përgjigjur Fifi.
Ndërsa, sipas të dhënave të reja mësohet se këngëtarja kosovare paguhet nga 1500 deri 2 mijë euro.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!