Video ku një ushtar francez i propozon të dashruës së tij para fillimit të paradës ushtarake tradicionale në Champs Elysees në përvjetorin e rënies së Bastilles po bën xhiro në rrjete sociale.
Në video ushtari shihet i gjunjëzuar në Saint-Elysee dhe shtypi francez shkruan se kjo është hera e parë që ndodh. Kur ushtari dëgjon “po” nga e dashura e tij, ai i vendos unazën të dashurës, ngrihet, heq maskën e zezë për ta puthur si kulminacionin e zyrtarizimit të marrëdhënies së tyre.
Ndërsa propozimi për martesë u bë publik dhe ditën e festës kombëtare të Francës , të pranishmit – shumica e tyre ushtarë – filluan të duartrokisnin çiftin që po shijonte puthjen.“Ishte një propozim martese që duket e paharrueshme”, komenton gazeta franceze “Le Figaro”.
Une demande en mariage inattendue #EnDirect des Champs-Élysées ce #14Juillet juste avant le Défilé ?
Tout est possible avec nos soldats le jour de la #FêteNationale.
Toutes nos félicitations ❤️ pic.twitter.com/o2oZiz4gcj— Armée de Terre (@armeedeterre) July 14, 2021
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!