Binjaket Venessa dhe Kerissa D’Arpino ndiheshin sikur askush tjetër të mos e kuptonte lidhjen e tyre të ngushtë binjake, derisa në jetën e tyre erdhën vëllezërit Lucas dhe Jacob, gjithashtu binjakë!
Njohjen me djemtë, vajzat e përshkruajnë si një shans ‘një në një milion”.
Binjaket punojnë të dyja si trajnere personale, ndërkohë që me djemtë u prezantuan përmes një miku të përbashkët dhe shumë shpejt ranë në dashuri.
Vetëm tre muaj pasi u njohën ata vendosën që të gjithë së bashkë të ndajnë të njëjtën shtëpi.
‘Jemi të gjithë miq shumë të mirë dhe shkojmë vërtetë mirë. Tani që jetojmë së bashku jemi më të afërt se kurrë. Na pëlqen shoqëria e njëri tjetrit dhe kënaqemi gjithmonë”, thonë ata.
Edhe pse është ende herët, vajzat shprehin dëshirën e tyre për një dasmë të përbashkët në të ardhmen.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!