“E kam dashur, e dua dhe do ta dua”/ ‘Stracciatella’ e saj u fejua me tjetër, Fifi habit me deklaratën

Këngëtarja e njohur Fifi i ka bërë sërish të gjithë lëmsh me deklaratat në rrjetet sociale, teksa foli për mashkullin që dashuron. Teksa “Stracciatella” e saj u fejua me dikë tjetër, duket se këngëtarja vazhdon ende ta dojë.

Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit, ajo u pyet: “A e ke dikë në jetën tënde përveç familjes dhe shoqërisë që e do dhe do e duash gjithë jetën.”

Fifi u përgjigj se e ka një mashkull “të preferuar”, të cilin do e dojë gjithmonë.

“Po e kam një mashkull të preferuar që e kam dashur dje, e dua sot dhe do e dua nesër,”- shkroi ajo, duke lënë të nënkuptohet se ndjenjat e saj për “Stracciatella” nuk do shuhen asnjëherë.

Këngëtarja gjithmonë ka shprehur hapur se kishte rënë në dashuri me një mashkull, identitetin e të cilin e zbuloi padashje.

Në një moment, u duk sikur Fifi e Xhulio Tabaku ishin bashkë dhe të lumtur. Por brenda pak kohësh, ajo deklaroi se ishte single ndërsa dashuria e saj u fejua me tjetër.



Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes