ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Nesër në mëngjes fillon ndërtimi i trafik ndarëseve prej betoni në aksin Tiranë-Elbasan, do të ngushtohet përkohësisht karrexhata

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve se ditën e nesërme në orën 07:30 në aksin Tiranë – Elbasan do të fillojë ndërtimi/riparimi i trafik ndarëseve prej betony.

Punimet do të sjellin një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan edhe anasjelltas, por ARRSH në bahskëpunim me Polciinë e Shtetit kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos penguar trafikun.

Njoftimi i plotë i ARRSH:

Njoftim për median dhe opinionin publik

Në vijim të mirëmbajtjes së vazhdueshme, nesër, datë 15 korrik, ora 07:30 në aksin Tiranë-Elbasan do të fillojë ndërtimi/riparimi i trafik ndarëseve prej betoni (Neë Jersey).

Punimet do të sjellin një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan edhe anasjelltas, nga km 10+100 (400 m pa shkuar te rrethrrotullimi i Ibës) dhe km 10+800 (pa shkuar te rrëshqitja e Ibës).

Autoriteti Rrugor së bashku me kontraktorin dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos penguar trafikun.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, bizneseve dhe banorëve për këto punime që do të kryhen në rrugë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP