Një 23 vjeçare në gjendje të dëshpëruar, është veshur si infermiere dhe ka tentuar të rrëmbejë një foshnje në maternitet, pak ditë pasi pësoi abort.
Talita Meireles, 23, nga Curtiba, Brazil, ishte aq e frikësuar dhe i tregoi burrit të saj planin që të merrte një fëmijë tjetër dhe ta rriste atë si të ishte në të vërtetë i tyre.
Ajo u vesh si infermiere dhe mori një foshnjë të një nëne tjetër nw spital, por u zbulua dhe u kap shumë shpejt nga policia.
E reja u justifikua para policisë se nuk mund t’i tregonte familjes së saj se çfarë i kishte ndodhur. 23 vjeçarja u detyrua të kryente abort më 27 qershor, ndërsa pas kësaj kaloi në gjendje depresioni.
23 vjeçarja i thoa oficerit të policisë me lot: “Kam humbur fëmijën tim. Unë thjesht nuk doja t’i tregoja familjes time. Nuk doja t’i tregoja askujt. Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë më ka ndodhur. Isha i dëshpëruar”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!