Ditën e djeshme Tuna mbushi 36 vjeç dhe veç miqve e familjarëve, shumica as nuk e vunë re këtë ditë të shënuar për këngëtaren. Veç një ëmbëlsire të vogël me një shkrim: Gëzuar ditëlindjen, asgjë tjetër nuk e veçoi 14 korrikun nga ditët e tjera të Tunës.
Ditën mesa u kuptua ja ka kushtuar Tian dhe Zenit, pas pak më parë publikoi foton më të bukur me ta. Ndërsa, sa i përket urimeve dhe qokave të zakonshme të ‘Instagram’ as nuk ka denjuar t’i publikojë.
As nga Patrisi nuk ka shenja për pranin në këtë ditëlindje, apo për rregullimin e marrëdhënieve. Ama një gjë është e sigurt, Tuna është më e gëzuar se kurrë, pasi ky përvjetor e gjeti edhe me Zenin në krah.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!