“Ishalla o Zot”/ Zbardhen të tjera përgjime për Rovena Vodën, kushti i zv.ministres: Telefoni, veç jo Iphone

Dosja në ngarkim të ish-zv.ministres Rovena Voda është e “mbushur” me biseda mes personave të tretë por edhe të ndërhyrjes së zyrtares së lartë në çështjen e punësimit të së resë. Në dosje, në një nga fragmentet e përgjuara nga SPAK, Florida Beu bisedon me të ëmën e saj, ku i thotë se do ti japë para Rovena Vodës.

Pjesë nga përgjimet:

Florida Beu: Me lekët që do më japë Genti, dua t’i jap ndonjë gjë asaj Rovenës që ta ndjejë pak si detyrim…

E ëma: Aman, ishalla o Zot, dritë iu bëftë edhe asaj.

Florida Beu: Të dalim për darkë a kushedi…

Ndërkohë që në një tjetër pasazh të përgjimeve të SPAK, Florida Beu pretendon se zv.ministrja i ka kërkuar që telefoni që do ti japë të mos jetë i markës “Iphone”./dosja.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP