Gjirokastra, e njohur dhe si qyteti i gurtë, është një ndër destinacionet turistike më të kërkuara të Shqipërisë. Ajo vizitohet nga turistë të shumtë vendas dhe të huaj, pothuajse në çdo stinë të vitit.
Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka publikuar disa pamje të këtij qyteti, të cilat i cilëson magjike. Ai shkruan se ky vit shënon 16 vjetorin e hyrjes së Gjirokastrës në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.
“Gjirokastra me këtë pamje sa magjike dhe aq edhe të vërtetë, në 16 vjetorin e hyrjes në trashëgiminë botërore që me punë intensive e nxorrëm nga lista e zezë e UNESCO-s e nga pluhuri rrënues i harresës, duke e kthyer hap pas hapi në një nga destinacionet më të kërkuara turistike të Shqipërisë”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!