Një 70-vjeçar, pushues nga Kosova, ka humbur jetën mesditën e sotme në Shëngjin, pasi u mbyt në ujërat e bregdetit të Kunes, ndërsa ishte futur për t’u larë.
Viktimë ka mbetur Zeqir Zeqo, i cili, pavarësisht se iu dha ndihma e parë, ndërroi jetë, ndërsa mbetet ende e paqratë nëse ai u mbyt për shkak të ndonjë kompkiacioni që mund të ketë pësuar, teksa ishte në ujë.
Prej ditësh, Report Tv ka raportuar mbi problematikën e mungesës së rojeve bregdetare në plazhet shqiptare, mirëpo ky denoncim i vazhdueshëm duket se ka rënë në vesh të shurdhët.
Asnjë nga autoritetet apo bizneset që e kanë për detyrim punësimi e një roje bregdetare nuk ka reflektuar, çka ka sjellë që pasoja të jenë tragjike. Fatkeqësisht edhe këtë sezon veror bilanci i pushuesve që mbyten në det është tra gjik./shqiptarja
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!