Përgjimet e realizuara nga SPAK kanë nxjerrë në dritë shkeljet e bëra nga ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, për të cilën GJKKO vendosi masën e sigurisë “Arr est në shtëpi”, e ak uzuar për ko rrupsion, pasi i mori rreth 2 mijë euro avokates Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme.
Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, shumë prej detajeve kanë dalë në dritë nga biseda mes shoqes së Vodës, Majlinda Hasani dhe avokates që donte postin në ministri, Florida Beu.
Në vijim të përgjimeve është një prej bisedave të Hasanit dhe Beut, ku kjo e fundit shprehet nëse i kanë mjaftuar aq para sa i ka dhënë Vodës.
Në datën 26.02.2020 midis Beut dhe Hasanit është zhvilluar një tjetër bisedë:
Florida: Si tha Rovena dje ma jep në çantë.
Majlinda: Qyqa ka kamera këtu bjere bjere çantën tha.
Florida: Ajo që na thotë po bjeri mi kështu ca çante.
Majlinda: Po mi po bjere edhe ashtu mund t’ja jepnim.
Florida: Çantë thotë kjo, atë ditë tha vetëm Albanës jepi një kafe se për smua s’ka problem ndjehem hiles, do kenë thënë u këputën në b…
Majlinda: Po prit mi njëherë se për një llafe një mijë euro se s’po i presim , s’po na bën ministre, gati isha unë të hapja…
Top Channel
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!