Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thërret në vetting prokurorin e njohur të Tiranës, Dritan Gina, për t’u njohur me rezultatet e hetimit ndaj tij, në të gjitha shkallët e vlerësimit.
Procesi për ka nisur në fundt të 2019, ndërsa data e radhës është vendosur për nesër më 16 korrik. Por seanca është shtyrë për në datën 26 korrik 2020, pasi Gina ka paraqitur një raport mjekësor.
Në 2003 Gina është emëruar prokuror në Lushnjë e më pas në Durrës, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit dhe aktualisht prokuror në Tiranë. Në vitin 2011, Dritan Gina deklaron se i kanë dhuruar 35 mijë euro cash.
Këto para i ka llogaritur për të mbuluar blerjen e një apartamenti në Durrës, me sipërfaqe 105 m2 dhe më vlerë 80 mijë euro.
Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, ish-drejtuese e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme. Rovena Gashi është shkarkuar me vendim të formës së prerë si prokurore në maj të vitit 2019, pasi nuk justifikonte pasurinë. Sipas Komisionit të Vetingut, Rovena Gashi dhe babai i saj nuk justifikojnë një pasuri me vlerë 93 542 480 lekë ose rreth 930 mijë USD.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!