18-vjeçari do të jetë njeriu më i ri që do të udhëtojë në hapsirë krah Jeff Bezos, zbuloni shumën marramendëse që pagoi për një biletë (EMRI)

Një 18-vjeçar do të bëhet personi më i ri në botë që fluturon në hapësirë. Oliver Daemen do t’i bashkohet miliarderit amerikan, Jeff Bezos, në fluturimin e parë të njerëzve të realizuar nga kompania e tij e hapësirës, Blue Origin me 20 korrik.

Daemen do të fluturojë në vend të një ofertuesi anonim, i cili pagoi 28 milionë dollarë për ulësen në një ankand publik. Fituesi i ankandit nuk mund të fluturojë në mision “për shkak të konflikteve të planifikimit”, tha kompania Blue Origin.

Oliver është djali i Joes Daemen, shefit ekzekutiv të kompanisë së investimeve Somerset Capital Partners, me seli në Holandë.

Joes Daemen ka siguruar një ulëse në fluturimin e dytë, por është zhvendosur në të parin pasi ofertuesi është tërhequr, tha Blue Origin.

Ai pastaj ia ka ofruar ulësen djalit të tij 18-vjeçar, i cili është student i fizikës. Origin Blu nuk tha se sa ka paguar Daeman për biletën.

Oliver Daemen do t’i bashkohet Bezos, vëllait të tij Mark, dhe pilotes Wally Funk, 82 vjeçe. Funk do të jetë personi më i vjetër që fluturon në hapësirë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes