Laçi bën përmbysjen e madhe dhe kualifikohet, ja me kë ndeshet në turin e dytë të Conference League (VIDEO)

Laçi është kualifikuar në turin e dytë të Ligës së Konferencës pasi mposhti në ‘’Elbasan Arena’’, kundërshtarët e Podgoricës me rezultatin 3-0.

Kurbinasit vinin pas humbjes 1-0 në Mal të Zi, por që në minutat e para të ndeshje u pa që Laçi kishte ardhur për tu kualifikuar. Lojtarët e Duros shpërdoruan disa raste të mira në pjesën e parë, teksa malazezët iu falën portierit 18-vjeçar Iveziç.

Në minutën e 60-të Deliu gjeti golin e avantazhit për kurbinasit duke rritur akoma më shumë shpresat. Koha e rregullt u mbyll në avantazh të një goli për Laçin dhe të dyja skuadrat iu drejtuan shtesave ku kurbinasit dominuan sërish duke shënuar dhe dy herë të tjera me Lushkjen dhe Prengën i cili sapo ishte aktivizuar në fushë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP