Dhùnôhet gjytari në ambientet e Gjykatës në Vlorë, arrêstohen 3 vëllezërit

Një situatë e pazakontë është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku pas një vendimi tëdhënë, gjyqtari është dhunuar nga të paditurit. Tre vëllezërit Myslym Myslimi 60 vjeç, Fatosh Myslimi 62 vjeç dhe Elmaz Myslimi 64 vjeç kanë hedhur akuza në drejtim të këtij gjykatësi se po i grabit pronën, për pasojë pasi ka dhënë vendimin i kanë shkuar nga pas në ambientet e gjykatës, e kanë tërhequr nga uniforma ku i kanë kërkuar shpjegime mbi vendimin, të cilin e kanë konsideruar të padrejtë.

Kjo sepse sipas vëllezërve, tashmë të arr estuar nga Policia, ky gjyqtar prej 8 vitesh jep vendimin kundër tyre për pronësinë e një shtëpie. Bëhet fjalë për një shtëpi, që është marrë një firmë ndërtimi për t’u bërë pallat. Firma i ka shitur apartamentin 2 pronarëve njëherësh dhe sipas vëllezërve Myslimi ky gjyqtar po favorizon pronarin e dytë.

“Bëhet fjalë për një shtëpi që banojnë, që na e ka dhënë firma, na e ka dhënë me kontratë sipërmarrje, i ka shitur të gjitha hyrjet tona firma, ca bën firma tani bashkë me këta, na hedhin në gjyq ne. Ne kemi 8 vjet në gjykata. Ka dhënë një vendim të jashtëligjshëm, ma grabit pronën me vendim gjykate, ia jep një tjetri që e ka shitur firma për herë të dytë, nuk na jepte shpjegim pse e ka marrë këtë vendim, e kemi ndaluar në rrugë që të na jepte shpjegim, nuk e dhunuam, mua po më nxjerr në rrugë. Ky do më grabis pronën, nuk kam shpresa, edhe çështjet e tjera i merr ky, përderisa i merr ky, ka diçka që nuk shkon, është de dyshimtë, 3 gjyqe të më marrë mua rresht ky gjyqtar, i merr në mënyrë korruptive, se një gjyq e ka marrë dhe na e ka dhënë kundra”, ka dëshmuar një nga vëllezërit./shqiptarja

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes