E FUNDIT/ Pas arrêstìmit të bujshëm gjykata nxjerr nga qelia sanitaren “8 milionëshe” Tire Alldervishi

Lirohet nga bu rgu Tire Alldervishi, ish-sanitarja e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ e cila u arr estua për ko rrupsion. Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj saj masën ‘arrest shtëpie’, pasi më herët ishte kërkuar zëvendësim i kësaj mase.

Alldervishi, e cila ishte sanitare në spitalin COVID 2, u arr estua pas de noncimit nga vajza e një pacienteje të shtruar me COVID-19, të cilës i kishte marrë një shumë prej 8 milionë lekësh duke u hequr si infermiere në këmbim të shërbimit ndaj saj. Pacientja ndërroi jetë nga COVID-19 dhe nga bisedat me të bijën është zbuluar trajtimi çnjerëzor.

Më 11 mars, Gjykata e Apelit ka liruar dy infermieret e spitalit Shefqet Ndroqi, Sheqerije Koçi dhe Mira Bushi të ak uzuara si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit. Nga masa arr est me bu rg, dy infermieret u liruan nën masën detyrim paraqitje. Po kështu Apeli liroi më herët dhe një sanitare dhe infermiere, të spitalit “Shefqet Ndroqi”, më konkretisht infermieren Sidorela Kola dhe sanitaren Rukie Hoxha.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP