E mbyllur prej kohësh, ‘Kulla Eiffel’ është gati të mirëpresë sërish të dashuruarit nën dritat e saj

Pika e preferuar turistike e vizitorëve në Paris, kulla e Eiffelit, u rihap sërish pas 9 muajsh, koha më e gjatë për të cilën ka qëndruar i mbyllur prej Luftës së Dytë Botërore.

Mosfunksionimi i perlës pariziene, erdhi si pasojë e valës së COVID-19 që pushtoi Francën dhe të gjithë botën.

Megjithëse kulla e të dashuruarave do të presë sërish vizitor duke filluar nga e premtja, vetëm një numër i kufiziuar prej 13 mijë qytetarësh në ditë do të kenë të drejtë ta shohin nga afër magjinë.

Në kuadër të masave të reja anti-COVID të cilat janë vendosur në fuqi në Francë, qytetarët të cilët dëshirojnë të vizitojnë kullën Eiffel, janë të detyruar të tregojnë pasaportën e tyre të vaksinimit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes