Autoritetet kosovare paralajmërojnë qytetarët për motin e furishëm: Mund të ketë rrëshqitje të dherave

Kosova është përfshirë ditën e sotme nga reshje të dendura shiu dhe breshëri.

Në një dalje publike IHMK-ja ka paralajmëruar qytetarëtse reshjet e shiut mund të shkaktojnë probleme dhe vështirësi lokale, si në funksionimin e sistemeve të kanalizimeve, dhe të ujërave atmosferike, vështirësi lokale të qarkullimit rrugor dhe rrëshqitje të dheut.

Komunat më problematike paraqiten Skenderajt, Drenas e Vushtri.

Kujtojmë që Europa Perëndimore është goditur nga përmbytje të mëdha duke shkaktuar mbi 120 të vdekur. Situata më e rënduar paraqitet në Gjermani ndërkohë që Belgjika, Zvicra dhe Holanda kanë shpallur gjendjen e emergjencës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP