Aksident në Tiranë-Durrës, Benz-i përfundon mbi trafik-ndarëse (FOTO)

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në mbrëmje në autostradën Tiranë-Durrës.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa njëra prej tyre, një mjet tip Benz A Class ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi trafikndarëse. Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik i madh në dalje të Tiranës deri tek QTU ku ka ndodhur përplasja.

Edhe nga ana tjetër e autostradës ka trafik, ndërsa sa i takon aksidentit nuk dihet nëse ka të lënduar, por në foto shihen disa persona që me dorë mundohen të kthejnë makinën në rrugë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP