Rëndohet keq situata nga përmbytjet në Gjermani e Belgjikë, shkon në 160 numri i vìktìmave

Situata vijon të jetë e rënduar në Gjermani e Belgjikë, ku shumë person kanë humbur jetën nga situata e përmbytjes në vend.

Shpëtuesit në Gjermani dhe vendet fqinje po garonin për të gjetur të mbijetuar nga përmbytja më e rëndë e rajonit në dekada, pasi numri i të vdekurve u rrit në gati 160 dhe qindra mbetën të zhdukur pas reshjeve të rrëmbyeshme.

Autoritetet gjermane po përdorin helikopterë dhe dronë për të gjetur të mbijetuarit. Ndërsa ujërat ulen, më shumë trupa të vdekur po gjenden nëpër shtëpitë e rrënuara. Situata e rënduar është edhe në Belgjikë, ku gjithashtu me dhjetra qytetarë kanë humbur jetën nga reshjet e dendura.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes