E papritur! Mark Marku sulmon keq Bashën: PD është parti autoritare, çdo vendim e merr kryetari

Deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Lezhës, Mark Marku sot ka folur me tone të ashpra në Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Ai ka sulmuar drejtpërdrejt kryetarin e PD-së, duke thënë se në këtë që quhet parti demokratike, vetëm demokraci nuk ka, pasi për gjithçka vendos kryetari me një grusht deputetësh.

Marku kërkoi patjetër ndryshim, rithemelim, ristrukturim të partisë, ose ndryshe tha ai, PD do shkojë nga humbja në humbje. Në fund profesori i nderuar i komunikimit tha: Kërkoj të ribëhet analiza e zgjedhjeve të 25 prillit, pasi nuk ishte objektive.

Mark Marku: Nuk mund të themi që ne nuk fituam këtë radhë, dhe hajde na besoni dhe një herë, na prisni dhe pak. Po i ushqejmë me shpresë. Që të fitojmë duhet të rithemelohemi, duke rishpikur vetëvetem, dhe kjo bëhet duke pasur një mision. Duhet rithemelimi i vetes dhe Republika e Re. Në 2012 shikoja kur po degradonim dhe shihja që po humbnim, i propozova akt rithemelimi. Sot duhet bërë patjetër. Është një akt që e bëjnë partitë europiane në botë. Është kusht për jetëgjatësinë e saj. Duhet të jemi një alternativë ndryshimi, jo të vijmë në pushtet vetëm që të ndërrojë pushteti dhe ta marrim për vete.

Duhet të ndryshojmë vetëveten. Unë them se një nga arsyet që PD është e refuzueshme është sepse vetë ajo e refuzon ndryshimin. Po zgjidhnin anëtarët e kryesisë, sillni kandidaturat thashë unë, bashkë me Gjekmarkajn thamë do monitorojmë procesin, s’do ndërhyjmë fare. Çfarë ndodhi? Kryesitë sollën emrat e tyre. Ore që të ndryshojmë duhet të sjellim emra të rinj, jo veten tonë. Propozoj që në këtë Kongres të merret një vendim për krijimin e një komisioni që do të përgatisë një kongres të jashtëzakonshëm që do të merret me rithemelimin e PD. Unë propozoj krijimin e komisionit me përfaqësues të ndryshëm, me ftesa për kontribute jashtë partisë, por nga dashamirës të partisë. Kërkoj hartimin e një platforme të re që të garantojë demokraci funskionale brenda PD-së. Kështu siç janë partitë tek ne, po shkojmë drejt autoritarizmit.

Ne themi jemi PD, por nuk jemi parti demokratike. Gjithçka e vendos kryetari dhe pikë. Dhe një grup deputetësh. Kështu nuk bëhet. Deputetët vetëm duhet të shkojnë në parlament dhe të ngrejnë kartonin, jo të merrem me të tilla gjëra. PD dhe të gjitha partitë në Shqipëri janë autoritariste dhe kushdo që vjen në krye të tyre do jetë autoritar. E treta, duhet një drejtim i partisë deri në një kongres tjetër ku të ndahet drejtimi i partisë nga drejtimi strategjik i partisë. Duhet krijuar një grup strukturues. E katërta, kërkoj ribërje të analizës për zgjedhjet. Duke parë veç pengesave legjitime të shohim dhe dobësitë tona në fushatë, në program dhe afrimin e njerëzve nga përtej partisë. Duhet të bëjmë një analizë të thellë në 30 vjet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes