Kjo fundjavë do të karakterizohet nga hyrja e masave të paqëndrueshme, thuhet në një njoftim të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, lidhur me parashikimin e motit për ditën e diel.
SHMU parashikon se paqëndrueshmëria do të jetë më e dukshme pasi do të përfshijë më shumë territor.
Në mesditë reshjet do të kenë karakter shtrëngatash si dhe rrufe të izoluara me breshër. Kjo situatë do të sjellë rënie temperaturash gjatë orëve të mesditës.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë e hera herës do të fitojë forcë deri 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3 ballë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!