Thellohet bilanci i jetëve të humbura nga përmbytjet në Gjermani, shikoni pamjet dramatike se si vërshimet e ujit marrin përpara çdo gjë (VIDEO)

Është thelluar bilanci i jeteve te humbura nga përmbytjet në Gjermani, ku raportohet se deri më tani janë konfirmuar 156 jete te humbura, ndërsa me qindra të tjerë janë të zhdukur prej disa ditësh, që kur kanë nisur përmbytjet masive.

Mediat gjermane shkruajnë se nga 156 persona në total, vetëm në Rheinland-Pfalz janë shënuar 110.

Ndërkohë që kaosi vazhdon. Më shumë se 100,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm dhe një pjesë e linjave hekurudhore janë dëmtuar duke bllokuar lëvizjen.

Me dhjetëra ura jnë shembur, sipas autoriteteve gjermane, ndërsa në ditët në vijim do të shikohen rrugët alternative.

“Situata është shumë e tensionuar, ndonjëherë dramatike”, tha një zyrtar gjerman.

“Gjithmonë vijnë thirrje emergjente. Situata është konfuze. Po bie shi i madh. Rrugët janë përmbytur ose bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut”., tha një zëdhënës i policisë.

Por pavarësisht kësaj kat astrofa ende nuk ka përfunduar, pasi priten reshje të tjera shiu. Gjermania dhe Belgjika ishin dy nga shtet më të go ditura nga fenomeni i ashtuquajtur “liqeni i ftohtë” që tashmë është drejtuar për në Ballkan

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP