Moti i keq me reshje të dendura shiu duke shkaktuar përmbytje të mëdha në Europën Perëndimore ka përfshirë edhe kontinentin aziatik.
Disa zona të Mumbait në Indi u përmbytën pas reshjeve të mëdha të shiut në 24 orët e fundit.
Të paktën 15 njerëz kane humbur jeten pasi disa shtëpi u shembën në dy periferi të Mumbai për shkak të rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut, thanë sot zyrtarët lokalë.
Shpëtuesit gërmuan me duar të zhve shura për të tërhequr të vde ku rit, sipas imazheve të transmetuara nga një stacion televiziv lokal, ndërsa autoritetet thanë se mund të ketë të tjerë të bllokuar në rrënoja.
Disa zona të qytetit janë përmbytur pas shirave të mëdha në 24 orët e fundit ndërsa shërbimet hekurudhore ndërqytetëse janë ndërprerë, duke shkaktuar probleme serioze në kryeqytetin financiar të Indisë.
https://twitter.com/i/status/1416518646587871232
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!