Stuhia mbërrin në Shqipëri, sinoptikanja jep lajmin: Ja çfarë do të ndodhë në vijim

Stuhitë që kanë përfshirë prej ditësh Evropën Perëndimore, duke krijuar situata katastrofale në Gjermani e Belgjikë, ku numërohen mbi 180 jete te humburar, tashmë kanë mbërritur edhe në vendin tonë.

Sinoptikania Lajda Porja qetësoi qytetarët në një lidhje me “Skype” për News24, teksa deklaroi se nuk ka vend për pa nik, pasi stuhia nuk ka më fuqi dhe do të kalojë pa probleme në vendin tonë.

Sipas sinoptikanes, kanë mbetur vetëm celula të stuhisë, të cilat pritet të largohen gjatë mbrëmjes së sotme nga pjesa më e madhe e vendit, për të vijuar me rrebeshe shiu vetëm në zonat malore.

“Stuhia e ka humbur fuqinë e saj, ndonëse është drejtuar drejt vendeve të Ballkanit. Kjo stuhi ka sjellë situatën e rrebesheve edhe në vendin tonë. Situata ka nisur me rrebeshe, shkarkim rrufesh e bubullima. Pritet që në orët në vijim do të kemi dobësim të reshjeve në zonat bregdetare, që do të zhvendosen në zonat veriore dhe qendrore, si Shkodra, Lezha, Tirana, Elbasani, ku pritet të ketë rrebeshe shiu, të cilat do të dobësohen nga mbrëmja. Nuk bëhet fjalë të kemi përsëritje të situatave, si në qendër të Evropës. Nuk përjashtohet ndonjë intensiv, ku do të ketë dhe ndonjë lagje me probleme, por jo probleme si në Evropën perëndimore. Më problem mbeten zonat malore. Nuk ka vend për panik. Këto lloj situatash, që kanë mbetur celula ende në zhvillim të stuhisë, nuk kanë më fuqi. Vendet e tjera të rajonit janë më të rrezikuar se Shqipëria, ku do të kemi reshje intensive kryesisht në zonat malore. Duke filluar nga e mërkura do të kemi përmirësim të motit dhe temperatura të larta. Cdo gjë do të kalojë sonte në mbrëmje. Sonte gjatë natës presim përmirësim të motit në pjesën më të madhe të vendit, ku rrebeshet do të fokusohen në zonat malore. Nesër do të jetë pak freskët, ndërsa në vijim pritet rritje temperaturash, ku në fundjavë do të kulmojmë sërish te 35 gradë”, tha sinoptikania.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP