Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me shtrëngata, kanë përfshirë edhe Tiranën përreth 30 minuta në orët e mesditës së sotme, por fatmirësisht nuk është shënuar asnjë problematikë në asnjë nga zonat e kryeqytetit.
Sikurse raporton gazetarja e ‘Fax News’ në terren, të gjitha akset rrugore përshkohen normalisht, ndërsa mësohet se vetëm lumi i Lanës është ai që ka shënuar një rritje të nivelit të tij, por brenda normës, duke mos përbërë asnjë rrezik për përmbytje në rrugët e kryeqytetit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!