Ikin figura të rëndësishme e futen të reja, Andi Lila, Lediana Fratari dhe Jul Deda emërohen si anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

Partia Demokartika ka publikuar listën e plotë të fituesve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD.

Në këtë listë pati “surpriza”, ku emra të rëndësishëm për PD janë larguar e figura të reja të njohura për ekranin janë emëruar si anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD.

Ndër emrat e njohur që nuk ishin pjesë në listë ishte emri i studiuesit Erald Kapri, Edith Harxhi dhe Arben Ristani.

Por emra të rinj janë futur në listë, ai i ish-futbollistit Andi Lila, aktorit të humorit Jul Deda. Në emrat e anëtarëve është edhe Lediana Fratari, e cila ka qenë pjesë e Këshillit të PD dhe tani është riemëruar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP