Po eksploronin natyrën, aksidentohen dy çiklistët afër tunelit në Elbasan, njëri niset me urgjencë në spital

Në dalje të tunelit në Elbasan dy çiklistë kanë humbur kontrollin nga lagështira dhe si pasojë kanë dalë nga rruga.

Mësohet se njëri prej çiklistëve është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa tjetri ka marrë lëndime të lehta.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP