Përfshihet nga flaka magazina në Tiranë, zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e zjarrit

Një magazinë në Tiranë në pronësi të shtetasit B.A është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:55 në rrugën “Hamdi Pepa”, ndërkohë që mësohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme material.

Shërbimet e zjarrfikësve ndodhen në vendnngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

“Rreth orës 17:55, në rrugën “Hamdi Pepa”, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit B. A., ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njofton policia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP