Nuk iu mundësua udhëtimi, 42 vjeçarja godet punonjësen e kompanisë ajrore në Rinas, arrestohet nga policia

Një 42 vjeçare është arrestuar në flagrancë në aeroportin e Rinasit, pasi ka goditur për shkak të detyrës një punonjëse të një komapnie ajrore.

Bëhet me dije se 42 vjeçares Sh.K nuk iu mundësua udhëtimi, ndaj ka ushtruar dhunë mbi punonjësen e kompanisë ajrore, edhe pse kjo e fundit nuk kishte asnjë faj.

“Goditi për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, arrestohet në flagrancë 42-vjeçarja.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” të shtetases Sh. K., 42 vjeçe.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP