Alfio i propozoi për martesë, Fatma Methasani zbulon kur do ta shohim t veshur nuse

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Fatma Methasani ishte së fundmi e ftuar te “Edicioni Veror” në ABC News. Ajo tregoi se kur ka ndërmend t’i japë fund beqarisë me Alfio Rrotanin.

“Unë siç nuk dija gjë për propozimin aq më tepër për dasmën që po presim. Fiksimi i Alfios ka qenë gjithmonë që Noah të sjellë unazat. As nuk e kemi diskutuar ndonjëherë punën e martesës. Mbase ka ndryshuar mendje Alfio por unë nuk e heq unazën.

Dëshira është që Noah të sjellë unazat, kështu që do të presim deri në momentin që Noah mos të shpërqendrohet rrugës dhe të kthehet por të vijë drejt altarit. Mbase vitin tjetër që të jemi më të qetë nga rrëmuja e pandemisë”, tha moderatorja.

Kujtojmë se në përvjetorin e saj të 26-ë Fatma mori propozimin për martesë nga Alfio.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP