Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, prej disa kohësh qëndron larg vëmendjes së medias, duke jetuar historinë e saj të dashurisë me patnerin turk.
Në postimet e pakta që Genta bën, padyshim spikasin ati me partnerin e saj, me të cilin prej dy vitesh janë duke jetuar një histori dashurie.
Huseyin Usta, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka befasuar me disa nga postimet e tij të fundit në InstaStory, ku ka shfaqur disa imazhe të Gentës, jashtë linjave të saj të zakonshme të trupit.
Në videon e publikuar nga i dashuri i saj, këngëtarja nga Gjilani duket më e shëndoshë e veshur në një veshje sportive të shkurtër ngjyrë të zezë.
Me të parë këto imazhe, shumë prej fansave të Gentës kanë aluduar për një shtatzëni të mundshme të këngëtares – gjë për të cilën ajo asnjëherë nuk ka folur deri më tani.
Mund edhe të kenë qenë thjeshtë efektet e filtrit, mirëpo duket qartë nga fotografitë që Ismajli ka pësuar ndryshime në linjat trupore.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!