“Shtyu policët e kafshoi në dorë një efektiv”, policia sqaron momentin e shoqërimit të një gruaje gjatë protestës në Vlorë (video)

Policia ka sqaruar shoqërimin e një gruaje dje në Vlorë gjatë protestës së pronarëve të lokaleve, që kundërshtojnë orën policore për ndalimin e muzikës pas orës 22:00. Bëhet me dije se shoqërimi i saj është bërë pasi ka ndërhyrë në shoqërimin e administratorit të një lokali, me të cilin nuk dihet marrëdhënia që kanë.

Sikurse shihet nga pamjet, shoqërimi i këtij personi po shkonte normalisht deri në momentin që ndërhynë gruaja që, sipas policisë, ka fy er, ka kundërshtuar policët dh epo ashtu ka kafshuar në dorë një nga efektivët. Ajo u procedua penalisht për kundërshtim të policisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP