Çfarë u tregua drejt liderëve europianë? Tensìône mes Kurtit dhe Vuçiç: Je përgjegjës për gjênôcidet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në një raund të ri të dialogut Kosovë-Serbi në një nivel të lartë politik.

Fokusi i bisedimeve mes dy liderëve është procesi i dialogut mes dy vendeve. Mirëpo burime për mediat në tryezën e bisedimeve kanë thënë se ka pasur tens ione të ash pra mes dy liderëve ballkanikë.

Albin Kurti ka ak uzuar Vuçiçin për 3 gjenocide ndaj kosovarëve ndërsa presidenti serb i ka mohuar ak uzat madje ka bërë kundër-ak uzë. Mediat në Kosovë shkruajnë, se Kurti i ka rikujtuar Vuçiçit se gjen ocidi i parë ka ndodhur në vitin 1878 dhe i fundit në 1999.

Nga ana tjetër, burime bëjnë me dije se një prej tyre i ka treguar liderëve europianë foto nga mas akra e Luf tës së Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjithashtu ka folur pas takimit të dytë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke u shprehur i indinjuar.

Ai e quajti takim të keq dialogun e sotëm në Bruksel, ndërsa tregoi se Serbia u pajtua me disa propozime nga ndërmjetësit e Bashkimit Evropian Ai deklaroi se Serbia pranoi plotësisht dhe pa asnjë vërejtje disa propozime të palës së Kosovës, ndërsa tha se “shqiptarët nuk dëshironin”.

“Është veçanërisht interesante që ata nuk donin asgjë tjetër. Ata kushtëzuan me kritere të reja gjatë gjithë kohës. Prezantimi i tyre ishte se Serbia është fajtore për tri gjenocidet në Kosovë. Pastaj ai na shpjegoi se emrat shqiptarë tërheqin emra nga toponimet në Serbi , ju mund të besoni se njeriu pas 150 vjetësh flet për këto”.

Vuçiç tha më tutje se askush nuk mund ta detyrojë Serbinë ta njohë Kosovën.

Ky është takimi i dytë mes Kurtit dhe Vuçiçit. Takimi i parë mes tyre u zhvillua më 15 qershor, kur procesi i dialogut, i cili u ndërpre në shtator të vitit 2020, rifilloi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes