Pas plazhit të Palasës edhe në Dhërmi ka nisur betonizimi i bregdetit. Me firmë të kryeministrit Rama dhe leje të miratuar në nëntor të vitit të kaluar në këtë zonë ka nisur ndërtimi i një kompleksi rezidencial me godina shumëkatëshe.
Në pamjet e publikuara nga MCN.al, shihet sesi betoni ka mbirë në Dhërmi, ku janë vendosur gati skelat e ndërtimit. Invesititor është biznesmeni Ilir Trebicka dhe firma Trematek. Punimet kanë avancuar dhe pritet të zgjasin për 36 muaj. Edhe Dhërmiu tashmë ndryshoi dhe peizazhi piktoresk është në dorën e privatit…
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!