Pse më sheh” është një shprehje që në vendin tonë është bërë legjendë urbane dhe barsoletë, për vetë faktin se shumë ngjarje të rënda kanë nisur me këtë pyete: Pse më sheh?!
Kështu ka ndodhur dhe para dy vitesh, në gusht të 2019 në Gjermani. Shqiptari 36-vjeçar Mariglen.M., vrau me dy plumba të riun turk, Emrah.K., vetëm se ky i fundit e pa shtrembër. Nuk dihet arsyeja e vërtetë, por kështu deklaroi Marigleni në polici, duke i habitur të gjithë.
Tani gati 2 vite pas ngjarjes tragjike, ai u arrestua më në fund në Spanjë dhe pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Shqiptari rrëfeu se kishte jetuar në Gjermani për rreth 9 vjet me dokumente të falsifikuara.
Si ndodhi ngjarja?
Mes shqiptarit kishte passur një konflikt verbal pasi siç pretendon Marigleni ai e kishte parë shtrembër. 36-vjeçari ka qëlluar një herë me pistoletë në shenjë paralajmërimi, e plumbi i tij plagosi lehtë një person tjetër në pub.
24-vjeçari turk, që ishte bashkëpronar i lokalit, u largua dhe u kthye me një pistoletë ajri, por Mariglen M. shtiu mbi të, duke e qëlluar këtë radhë në zemër.
Ai pretendon se atë natë ka qenë nën ndikimin e alkoolit e kokainës dhe nuk kishte pasur në plan ta vriste turkun, por thotë se u ndje i kërcënuar prej tij. Edhe pse të dy ata kishin lidhje me bandat e drogës, sfondi kriminal nuk ka pasur asnjë rol në ngjarjen e rëndë, raportojnë mediat.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!