Humbin jetën 4 adoleshentë, 17 vjeçari tentoi të “fluturojë” por makina ndahet në dysh (Video)

Një 17-vjeçar nga Illinois vr au 4 pasagjerët adoleshentë që udhëtonin me të, ndërkohë që tentoi të “fluturonte” mbi një kodër në Hickory Hills në Illinois të SHBA. Makina e tij përfundoi duke u përpl asur me një makinë dhe u nda më dysh.

Aksi denti tra gjik ndodhi pasditen e së shtunës. Në një deklaratë për mediat vendase, policia lokale tha se adoleshenti akuzohet për vr asje nga pakujdesia.

“Automjeti, një Mercedes SUV 2008, po udhëtonte në rrugën e 89-të, me një shpejtësi ekstremisht të lartë, në atë që ne besojmë se ishte një tentative për të fluturuar mbi majën e kodrës së 86th Avenue”, tha policia në deklaratë.

“Pasi udhëtoi në kryqëzimin e 86th Avenue, makina në fakt fluturoi, sipas asaj që përshkruajtën dëshmitarët”, tha policia, ndërsa shtoi se “më pas automjeti u përp las me një pemë të madhe dhe u nda më dysh”.

Emri i shoferit të makinës, i cili është minoren, nuk është bërë i ditur. Nga aksi denti humbën jetën 4 adoleshentët të cilët udhëtonin me 17-vjeçarin. Omarion Rieves dhe Nathaniel Phillips, të dy 17 vjeç, humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Destiny M Giera, 16 vjeç dhe Jemerrio X Rieves, 15 vjeç, humbën jetën rrugës për në spital.

Brenda në automjet ndodheshin 6 persona, 2 prej të cilëve, shoferi dhe një tjetër u larguan nga spitali pasi morën mjekim. Aktualisht policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP