I fundit/ Humb jetën zyrtarja e lartë shqiptare, dyshohet se ra nga kati i 5 i banesës (foto)

Sot në orët e para të mëngjesit është gjetur pa shenja jete një shtetase në Gjilan e cila është ish asamblistja e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Arzie Nuhiu.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Rreth orës 03:50 të mëngjesit, Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se në rrugën ‘Raif Halimi’, në pjesën e pasme të njërës prej ndërtesave është parë trupi i paje të i një gruaje i cili më pas u identifikua nga familjarët. Hashani shtoi se dyshimet fillestare janë se Nuhiu ka rënë nga ballkoni i banesës së saj.

Në vendngjarje ka mbërritur ndihma e parë por me pas u konstatua e vd ek ur nga mjeket si dhe prokurori i shtetit për ‘K r ime të Rënda’, njësitet e hetimeve dhe forenzikës rajonale. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë te dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rrethanat dhe motivet se si ka ndodhur ngjarja ende nuk dihen. Hashani pohoi se rasti për momentin është cilësuar si “Vde k je e dyshimtë” dhe hetimet e mëtejme janë duke u udhëhequr nga Policia e Kosovës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP