“Po s’më deshe më ca tule më shumë, mos prit …”- Ronela Hajati ka një paralajmërim për partnerin e saj të ardhshëm

Këngëtarja ka shkuar me pushime në jug të Shqipërisë, më konkretisht në Dhërmi ku edhe ka ndarë foto me ndjekësit e saj.

Ajo publikoi foto buzë detit ku vuri në pah format e saj të kolme trupore, që nuk ka aspak problem t’i ekspozojë.

Ndërsa ndau edhe një mesazh për partnerin e saj të ardhshëm, ku i kërkoi që ta dojë ashtu siç është “me disa tule më shumë”, në të kundërt të “mos presë ta dojë, kur të bëhet modele parezistueshme”.

“Po s’më deshe me ca tule më shumë, mos prit të të dua kur të bëhem si modele e parezistueshme 😂😂😂”- shkroi Ronela Hajati krahas imazheve se* si.

Këngëtarja gjithmonë ka dhënë mesazh ndaj vajzave që të duan trupin e tyre, ndërsa nuk e ka pasur asnjëherë kompleks për të treguar linjat e saj.

Ndërsa për sa i përket jetës së saj private, ajo është munduar që të tregohet e rezervuar.

Prej vitesh ajo është përfolur për një romancë me kolegun Young Zerka, marrëdhënia e cila mësohet se ka marrë fund.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP