U kapën me shpejtësi “skëterrë” në bypasin e Fierit/ Zbulohet historia e makinave luksoze Lamborghini vs BMW, ishin marrë me qera në…

Një ditë më parë, policia shqiptare publikoi pamjet se si dy makina luksoze, një Lamborghini dhe një BMW, bënin garë me shpejtësi skëterrë në aksin Vlorë-Fier.

Të dy mjetet po lëviznin me shpejtësi prej 225 kilometra në orë. Pasi nuk i ndaluan fillimisht policisë, makinat u kapën më vonë në një postbllok tjetër.

Mjeti Lamborghini u gjobit me 168 mijë lekë, kurse mjeti BMW me 120 mijë lekë. Të dy mjetet drejtoheshin nga shtetas nga Kosova. Për këtë incident ka shkruar edhe gazeta më e madhe zvicerane, Blick.

Makina Lamborghini ishte marrë me qira nga 40-vjeçari kosovar në një kompani për dhënien me qira të makinave luksoze në Schuebelbach të Zvicrës.

Pronari i kompanisë nuk komentoi ngjarjen. Ai ishte me pushime dhe tha se nuk dinte asgjë për incidentin.

Kurse makina BMW i përket një kompanie pastrimi në Zvicër. Edhe bosi i saj nuk komentoi për ngjarjen, duke thënë se është me pushime.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes