Zbulohen ilaçet që ndihmojnë në shërimin e personave me Covid-19, testet laboratorike rezultuan 100% efektive

Disa shkencëtarë nga Universiteti Hebraik i Jeruzalemit kanë zbuluar disa ilaçe që mund të ndihmojnë në trajtimin ose dhe shërimin e personave të infektuar me COVID-19.

Shy Arkin, një biokimist në Institutin e Shkencës Alexander Silberman, tha për The Jerusalem Post që sipas testeve laboratorike ilaçet rezultuan 100% efektive. Shkencëtarët përdorën 18 ilaçe që mund të ishin efektive.

Studiuesit thanë se disa prej këtyre ilaçeve”kishin një potencial të jashtëzakonshëm kundër virusit në eksperimentet in-vitro”. Dy prej tyre janë Darapladib, të përdorura për trajtimin e aterosklerozës dhe Flumatinib, të përdorura për trajtimin e kancerit të gja kut.

Arkin tha se ai hezitonte të tregonte emrat e ndonjë prej ilaçeve, duke shtuar se ai nuk mund t’i rekomandonte derisa t’i nënshtroheshin provave të duhura klinike.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP