Barcelona e lavdëron në rrjete sociale, shikoni super golin e realizuar nga Rey Manaj (VIDEO)

Vijon paraqitja pozitive e futbollistëve shqiptarë në miqësoret para sezonale. Rey Manaj ka gjetur rrugën e rrjetës në miqësoren që Barcelona luan ndaj Gimnastic.

Sulmuesi nga Lushnja u aktivizua në pjesën e dytë nga Koeman, dhe gjeti rrjetën në minutën e 60-të. Një gol që mund t’i bëjë shumë punë sulmuesit të kombëtares sonë, i cili është në dilemë për të ardhmen.

Vetë klubi i Barcelonës e ka lavdëruar në rrjete social duke shkruar “absolute golazo”, ndërsa në stadium ndodhet dhe presidenti Joan la Porta.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP