E FUNDIT/ Policia kufitare shpëton dy turistët, po lundronin me kanoe në plazhin e Himarës (Foto)

Policia Kufitare ka shpëtuar dy shtetas te huaj në zonën e plazhit të Livadhit në Himarë.

Shtetasit me origjinë braziliane dhe gjermane rreth 30 vjeç kanë qene me kanoe, ndërkohë qe deti me dallgë ka bërë që dy të huajt të rrezikonin jetën.

Është njoftuar policia kufitare e Vlorës e cila ka shkuar në ndihmë te tyre duke i shpëtuar dhe nxjerrë në breg shëndoshë e mirë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP