Të rinjtë e njohur nga ‘Reality Show’, nuk pyesin për rregullat e qarkullimit rrugor. Fation Kuqari, i njohur nga një emision televiziv, ka filmuar veten teksa thyen rregullat e qarkullimit rrugor, me shpejtësi skëterrë.
Siç shihet në videon e publikuar nga vetë ai në rrjetet sociale, ku ndiqet nga mijëra të rinj, Fation Kuqari ecën me mbi 215 km/h, me makinën e tij tip “Audi”.
Ndërkohë që të gjithë kërkojnë një sensibilizim për respektimin e rregullave rrugore, për shkak të aksidenteve tragjike, të famshmit që numërojnë mijëra ndjekësa, sfidojnë publikisht policinë.
Mediave iu dërgohen njoftime e pamje nga aksionet e Policisë për patenta të bllokuara, shpejtësi disa herë mbi normat e lejuara,ndërkohë të ashtuquajturit “VIP-a” bëjnë show në rrugë me makina të modeleve të fundit, me mbi 200 km/h.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!