Një çift francez ka humbur rrugën në pyllin e Llogarasë dhe kanë lëshuar sinjalin SOS pak minuta më parë.
Ata janë nisur ditën e sotme nga shtegu i LLogarsë për të zbritur në Karaburun.
Për gjetjen e tyre janë nisur dy grupe të policisë, ndërsa në zonë po bëhen edhe kontrolle me dron.
Në ndihmë të policisë kanë shkuar edhe punonjës të Zonave te Mbrojtura, të cilët e njohin terrenin.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!