Mot i kthjellët ka përfshirë vendin dhe kështu do të jetë edhe ditën e premte. Vranësira kalimtare parashikohen në mesditë përgjatë zonave malore.
Era do të fryjë nga veriperëndimi e verilindja e lehtë dhe mesatare në orët e mesditës kryesisht përgjatë bregdetit duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit në forcën 4, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.
Temperaturat nuk do të pësojnë luhatje të forta. Më konkretisht në:
– zonat malore 14°C deri në 30°C
– zonat e ulëta 20°C deri në 34°C
– zonat bregdetare 21°C deri në 33°C
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!